Zbulohen emrat e 3 efektivëve të Policisë së Shtetit që SPAK ka lëshuar urdhër arresti në kuadër të operacionit të sotëm.
Bëhet fjalë për Ergert Mitrin, i cili më herët ka pasur pozicion si drejtues i Policisë Lezhë, Klodian Jashari dhe Altin Morina.
Ergert Mitri aktualisht është specialist pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Altin Morina është ish efektivi i RENEA-s, i cili u arrestua pak kohë më parë dhe u lirua.