Pas atentatit ndaj kryeministrit sllovak Rober Fico, homologu i tij polak Donald Tusk ka deklaruar se ka marrë kërcënime me vdekje dhe theksoi se siguria e tij do të forcohej.
“Shumë gjëra ndodhën dje. Sllovakët na dhanë një shembull se çfarë duhet bërë me Donald Tusk”, në rast ai vendos të mos investojë në një aeroport të madh në Poloninë qendrore.
Atmosfera politike në Poloni është tensionuar vitet e fundit, duke përfshirë vrasjen në vitin 2019 të një kryebashkiaku liberal të Gdansk, i cili ishte kritik i politikave anti-imigruese të partisë në atë kohë në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS).
Faqja polake Wp.pl tha të enjten, duke cituar një burim në Shërbimin e Mbrojtjes Shtetërore, se mbrojtja e Tusk do të forcohet pas atentatit ndaj Ficos në Sllovaki.
Një zëdhënës i Shërbimit të Mbrojtjes Shtetërore, organi përgjegjës për mbrojtjen e njerëzve më të rëndësishëm në Poloni, nuk pranoi të komentonte duke thënë se aktivitetet e tij ishin konfidenciale.