November 29, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Pasi vrau gruan me thikë, shqiptari shkoi në hotel! Ndezi televizionin për të parë lajmet për krimin e rëndë

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja nga vrasja e 40-vjeçares shqiptare, Enkelejda Danaj në Greqi. Pasi e qëlloi rreth 10 herë më thikë në bark, ish bashkëshorti u largia nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua vetëm disa orë pas krimit.

Mediat greke shkruajnë se pas vrasjes, 50-vjeçari Artur Dani i relaksuar sikur s’ka ndodhur asgjë ka shkuar në një hotel dhe ka ndezur televizorin për të mësuar se çfarë thuhej për krimin e bërë nga ai.

Më pas, ai ka marrë disa birra dhe i ka konsumuar në një pallat në ndërtim, aty ku edhe u arrestua nga policia greke.