Forcat izraelite të Mbrojtjes kanë gjetur trupat e tre pengjeve në një tunel në Rripin e Gazës. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i IDF-së, Admirali Daniel Hagari.
“Trupat janë identifikuar nga autoritetet dhe familjet janë informuar,” tha Hagari në një konferencë për mediat në Tel Aviv.
Sipas raportimeve, trupat e gjetur i përkasin Sunny Luke, Amit Buskila dhe Itzhak Gelerender të cilët u morën peng nga festivali Nova.