Angjele Saliu, është 22-vjeçari shqiptar që humbi jetën mëngjesin e sotëm në Greqi pasi u përfshi në një aksident rrugor. 22-vjeçari me origjinë nga Cerriku u përplas me një makinë teksa ishte duke udhëtuar me motor në zonën Nea Eritrea.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00.30 dhe si pasojë e aksidentit i riu nuk ka mundur të mbijetojë.. Nga veprimet e para në vendngjarje është konstatuar mungesa e kaskës mbrojtëse tek viktima ndërkohë që drejtuesi i automjetit, greku Konstantino Ioannou 63-vjeç, është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme proceduriale.