Azgan Mërnica, i cili ka qëlluar për vdekje me një plumb në kokë policin e forcave Shqiponja, Novruz Cenaliaj është lënë në burg. Vendimi është marrë ditën e sotme, ku 23-vjeçari ka mbërritur në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, teksa është parë edhe i veshur me anti-plumb.
Ndaj të riut rëndojnë akuzat për veprat penale, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” si edhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Vrasja ndodhi pas një sherri të çastit. Pas ngjarjes Mërnica është larguar nga vendngjarja dhe në ndjekje të tij janë vënë për 3 ditë me radhë forca të shumta policie dhe ato të RENEA-s, por pa mundur ta ndalojnë derisa mbrëmjen e datës 15, familjarët kanë negociuar me policinë dhe kanë bërë dorëzimin e autorit në ambientet e drejtorisë së policisë në Fier.