October 2, 2024
Lajmi i fundit Sport

Zyrtare, Juventus shkarkon Allegrin

Massimiliano Allegri e mbyll në mënyrë të shëmtuar aventurën e tij të dytë te Juventusi.

 

Trajneri që u rikthye te bardhezinjtë në vitin 2021 largohet nga drejtimi i skuadrës dy ndeshje para fundit të kampionatit, vetëm dy ditë pasi fitoi Kupën e Italisë.

 

Menjëherë pas fitores, Allegri u kap nga kamerat duke i bërtitur “largohu” drejtorit të klubit, Giuntoli, ndërsa kërcënoi edhe kryeredaktorin e “Tuttosport”.

 

“Shkarkimi vjen pas disa sjelljeve gjatë finales së Kupës së Italisë, që klubi mendon se nuk janë në përputhje me vlerat e Juventusit dhe me sjelljen që duhet të ketë ai që e përfaqëson”, lexohet në komunikatën e Juventusit.

 

Pritet që skuadra në këtë fund të sezonit të drejtohet nga zëvendësi i Allegrit, Landucci, ndërsa për sezonin e ardhshëm drejtuesit po punojnë që të sjellin në stol Thiago Motta.