Emigrantë shqiptarë në Itali kanë protestuar ditën e sotme në mënyrë simbolike para konsullatës shqiptare në Milano ku kërkojnë tu mundësohet vota e diaspores.
Me pankarta e thirrjet “Duam të Votojmë në 2025” emigrantët shqiptarë i bënë thirrje politikës që tu mundësojë të drejtën e votës diasporës. Ata paralajmëruan se do ta shtrijnë revoltën në disa qytetete evropiane, ndërsa protestat vijnë para vizitës së kryeministrit Rama në Milano, në atë që e cilëson si turi per rienergjizimin e diaspores.
Pamje nga protesta dhe thirrjet e emigrant shqiptarë në Itali u shpërndanë edhe nga lideri i opozitës Sali Berisha. Opozita ka fajësuar qeverinë se nuk e do votën e emigrantëve, ndërsa maxhoranca shprehet se për ta realizur duhet konsesus politik.
Pas Milanos e Stuttgartit, ku protesta u zhvillua më 12 maj, protestat e tjera do të mbahen më 23 maj në Hagë, 24 maj në Bruksel dhe 25 maj në Londër. Më herët përfaqësues të diasporës protestuan simbolikisht edhe brenda Kuvendit të Shqipërisë, me thirrjen “duam të votojmë”.