October 10, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

I arrestuar edhe në Britani për shtëpi bari, del fotoja e 27-vjeçarit që u vu në pranga për kultivim kanabisi në Skrapar (EMRI)

Një 27-vjeçar është arrestuar në Skrapar i cili u kap duke kultivuar kanabis. Arrestimi i Astrit Bajës u krye në kuadër të finalizimit të operacionit policor të koduar “Rehova”.

 

Ka qenë një hetim proaktiv disa mujor, i iniciuar nga prokuroria Albiona Papajani, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, ajo që ka vënë në vëzhgim disa mujor aktivitetin kriminal të 27-vjeçarit

Procedimi penal 251/2024,u drejtua nga prokuroria Papajani, disa muaj pas deportimit të Bajës nga Britania e Madhe, ku ai ishte arrestuar së bashku me një shqiptar tjetër në Prill 2023 për një shtëpi bari që kapte vlerën e 100.000 paundëve.

 

Sinjalizimet e mbërritura pranë organit të akuzës, konfirmonin faktin se Astrit Baja e kishte kthyer pyllin e fshatin Rehovë në tokë narkotikësh, ku pas aksionit ‘blic’ të policisë u gjetën dhe u sekuestruan nëpërmjet djegies 287 fidanë kanabisi (në kubikë dhe në tokë).

 

Gjatë operacionit policor në fshatin Rehovë rezultoi se 27-vjeçari Astrit Baja kishte përgatitur disa vende në zonën e pyllëzuar, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike si dhe se kishte kultivuar në kubikë dhe në tokë, 287 fidanë kanabisi.