Pas ndeshjes ku “të kuqtë” triumfuan me rezultatin 1-0, tifozeria e Partizanit ka sulmuar autobusët e tifozerisë korçare duke ju thyer xhamat.
“Guerrilsat” u kishin zënë pritë tifozerisë korçare në vendparkimin e autobusëve, duke thyer xhamin e parë dhe dy anësorët. Dy autobusë kanë mbetur të dëmtuar.
Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar ndërkohë tifozët korçarë bëjnë të ditur se në vendparkimin e mjeteve të tifozerise korçare nuk ka patur prezencë të uniformave blu.