October 2, 2024
Bota Lajmi i fundit

Putin i bindet Xi Jinping: Jemi gati për armëpushim, duam zonë tampon në Kharkiv

Putin i është bindur Shi Xhinping. Rusia është e gatshme të ndërpresë bombardimet gjatë periudhës së Lojërave Olimpike në Francë. Këtë fakt e bëri të ditur Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një prononcimi për mediat në Kinë.

 

Putin tha se Rusia kurrë nuk ka refuzuar të ketë bisedime paqeje me Ukrainën, por ishte Kievi ai që i ndërpreu negociatat dhe zgjodhi të luftojë, të nxitur nga “mbajtësit e saj perëndimorë”.

 

“Ne jemi mashtruar disa herë. Tani duhet të kuptojmë se me kë dhe si duhet të merremi. Presidenti Shi Xhinping më tha për një armëpushim gjatë lojërave olimpike në Francë. Ne diskutuam këtë temë, sapo e përmendëm atë. Mendoni për këtë: Së pari, këto parime olimpike, duke përfshirë armëpushimin olimpik janë shumë të sakta dhe konstruktive”.

 

Vladimir Putin dha shpresa për një situatë më të mirë ndërkombëtare pasi premtoi se nuk ka në qëllim të pushtojë Kharkivin. Qëllimi sipas Putin është krijimi i një zone tampon për të krijuar një vijë sigurie për qytetarët rus.

 

“Kur bëhet fjalë për atë që po ndodh rreth Kharkiv-it, edhe ky është faji i tyre”. Ata kanë granatuar dhe fatkeqësisht vazhdojnë të synojnë lagjet e banuara në zonat kufitare, përfshirë Belgorodin. Dhe unë e kam thënë publikisht se nëse do të vazhdojë kështu do të jemi të detyruar të krijojmë një zonë të sigurt, një zonë sanitare. Kjo është ajo që ne po bëjmë”.

 

Sakaq, Presidenti i Ukrainës, Voldymyr Zelensky shprehu skepticizëm për hipotezën e armëpushimit të përkohshëm në Ukrainë, me rastin e Lojërave Olimpike të Parisit, duke deklaruar se kjo lloj nisme “nuk funksionon” me Rusinë.

 

Deklaratat e Putinit, pasi Ukraina goditi territorin rus dhe gadishullin e okupuar të Krimesë me një sulm në shkallë të gjerë me dron duke i vënë zjarrin një rafinerie nafte dhe duke vrarë dy persona, sipas zyrtarëve rusë. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja ajrore rrëzoi 51 dronë ukrainas mbi Krime, 44 mbi rajonin Krasnodar dhe gjashtë mbi rajonin Belgorod.