November 28, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën pronari i një hoteli në Dhërmi

Pronari i një hoteli në Dhërmi ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:25. Në kontakt me rrymën elektrike, teksa punonin për ndriçimin e jashtëm të hotelit, ranë në kontakt edhe dy punonjës.

 

Të tre të lënduarit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por 40-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

 

Dy punonjësit e tjerë po dërgohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë.