December 6, 2024
Bota Lajmi i fundit

Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg, 7 të plagosur

Një shpërthim ka ndodhur në një nga universitetet në qytetin rus të Shën Petersburg, duke lënë të paktën shatë persona të plagosur. Gjithashtu shpërthimi ka ndodhur në katedrën e Akademisë Ushtarake të Rusisë. Siç raportohet nga shpërthimi janë lënduar të paktën shtatë persona.

 

Të plagosurit u transferuan në objektin mjekësor të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, ku iu ofrua e gjithë ndihma e nevojshme mjekësore. Ndërsa një banor vendas informoi autoritetet për shpërthimin në territorin e akademisë ushtarake të komunikimeve Budenov. Ndërkohë autoritetet ruse tashmë kanë nisur hetimet dhe shumë shpejt do të dihen detajet e para se çka e shkaktoi shpërthimin.