November 28, 2024
Lifestyle

Batuta për të shoqin u bë virale, Françeska tregon çfarë i tha Ergysi kur e takoi!

Françeska Murati, banorja e Big Brother Vip 3, e cila u largua mbrëmjen e djeshme (18 maj) nga shtëpia vip, ka folur në lidhje me batutën që ka bërë për të shoqin, gjatë një bisede me banorët brenda shtëpisë, e cila u bë virale.

Ajo, në emisionin Big Brother Fun Club, tregoi se çfarë i tha bashkëshorti kur e takoi.

“U përqafuam, u puthëm dhe gjëja e parë që më tha ishte ‘zemra, unë jam bërë viral me dorinën.  Edhe sot në mëngjes, kur kemi dalë në lagje për të pirë kafe, asnjë nuk e përshëndeste në emër por të gjithë e përshëndesnin si dorina. Thashë obobo ç’paskam bërë. Unë isha me mikrofon të fikur”, u shpreh missi.

Françeska gjithashtu ka shuar kuriozitetin e shumë njerëzve, se kush fshihet pas veshjeve të saja luksozve.

“Unë kam tre shoqet e mia shumë shumë të mira që janë kujdesur për mua gjatë gjithë kohës dhe nuk më kanë lënë asnjë sekondë të mos shkëlqej në atë shtëpi. Janë shumë shumë të mira dhe për çdo prime janë kujdesur në mënyrë kategorike që unë të isha e kombinuar me këpucë, me vëthë me fustane”.

Gjithashtu,  ish-banorja ka zbuluar se fustanin e finale, Egla do e marrë nga ajo..

“Fustanin e Eglës për finale vetëm prisni që ta shihni se kam filluar që tani përgatitjet dhe do të jetë perfekt.”