December 5, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Lushnjë/ Vajza në prag divorci, ishte kthyer te shtëpia e prindërve

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndënë Lushnjë, ku babai Behar Musaku plagosi vajzën e tij Rudina Musaku dhe më pas vrau veten.

Burime nga Komisariati i Lushnjës thanë për mediat se Rudina Musaku, nënë e dy fëmijëve kishte një javë që qendronte në shtëpinë e prindërve pasi ishte në prag divorci me bashkëshortin. Ajo ishte larguar nga banesa bashkëshortore në Berat. Ndërsa, fëmijët ndodhen në Berat.

E rëndë në Lushnje, 82-vjeçari qëllon vajzën me armë gjahu dhe më pas vret veten

Gjendja e saj shëndetësore është e rëndë pasi është qëlluar me armë gjahu teke nga një distancë e afërt. Shkak dyshohet një konflikt i çastit babë e bijë.

Ndërkohë, po merret dëshmia e familjarëve të tjerë, të cilët ndodheshin në banesë në momentin kur ndodhi ngjarja.