Janë zbardhur emrat e një shqiptari dhe një shtetasi nga Maqedonia të cilët kanë lidhur dhe dhunuar tre të moshuar dhe më pas iu kanë grabitur një shumë parash.
Fred Mykaj, 46 vjeç nga Mallakastra dhe Boban Ristevski, 45 vjeç nga Shkupi, akuzohen se të maskuar kanë hyrë në banesën e tre të moshuarve të moshës 68, 74 dhe 87 vjeç në Tripoli Arkadhia dhe nën kërcënimin e një arme imituese dhe një thike, i kanë lidhur dhe u kanë grabitur 19 mijë 65 euro dhe bizhuteri në vlerën 500 euro.
Një shtetas nga Shkupi, i cili kishte dalë me leje nga burgjet e Chanias, dhe më pas nuk u kthye më në burg, dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar, morën me qira një makinë nga Athina dhe pasi i vendosën targa të vjedhura, shkuan në fshatin Dorizë të Arkadisë. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe sekuestruan 1 pistoletë imituese, 1 kartë identiteti false kroate, 1 patentë false kroate, 4 celularë dhe sende të tjera.
Të dy autorët rezultojnë me të shkuar penale “të pasur”, ndërsa Ristevski është dënuar për pjesëmarrje në rrëmbimin e pronarit të anijes Perikli Panagopoulos, për lirimin e të cilit u paguan 30 milionë euro.