October 30, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

E rëndë në Maliq, 50-vjeçari vdes teksa po pastronte çiften

Një 50-vjeçar ka mbetur i vdekur në Maliq aksidentalisht teksa pastronte armën e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e të dielës në fshatin Zëmblak.

Burime për A2 CNN konfirmojnë se, ai ka qenë duke pastruar armën tip çifte, ndërsa dyshohet se i është shkrepur aksidentalisht. Për pasojë 50-vjeçari ka humbur jetën.

Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.

NJOFTIMI I POLICISË:

Maliq/Informacion paraprak: Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zëmblak, Maliq, në banesë, shtetasi T. M., rreth 45 vjeç, duke pastruar armën e gjahut (të cilën e posedonte me leje) dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.