Behar Musaku është 82-vjeçari që u vetëvra me armë zjarri në Lushnjë, pasi plagosi me armë gjahu vajzën tij Rukije Musaku.
Mësohet se e plagosura jeton në Tiranë pas divorcit nga bashkëshorti dhe se kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e prindërve.
Shkak i ngjarjes së rëndë është bërë një debat mes saj dhe babait, ku ky i fundit ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar, më pas është vetëvrarë.
40-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesit e mjekëve, por gjendja e saj është e rëndë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të krimit të rëndë.
E rëndë në Lushnje, 82-vjeçari qëllon vajzën me armë gjahu dhe më pas vret veten