November 28, 2024
Kosova Lajmi i fundit

Hashim Thaçi në Hagë, pas gati 1 viti, prindërit i shkojnë për vizitë në qeli

Pas një periudhe të gjatë që nuk e kishin parë birin e tyre, prindërit e ish-presidentit, Hashim Thaçi kanë shkuar në Hagë. Mësohet se Nëna dhe babai i ish-presidentit janë futur në Qendrën e Paraburgimit në Hagë dhe do të qëndrojnë brenda deri në orën 16:00.

Për shkak të gjendjes jot ë mirë shëndetësore të nënës, Thaç u lejua që të vinte në Kosovë, por e pati të ndaluar që të takohej me dikë tjetër përveç nënës dhe babai.

Vizita e vetme dhe e fundit e prindërve të Thaçit në Hagë ishte më 8 qershor 2022.

Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, si ish-krerë të UÇK-së, po mbahen në paraburgim prej 5 nëntorit 2020.