Një ngjarje e rëndë raporothet të ketë ndodhur në Greqi. Një burrë me origjinë shqiptare ka tentuar të përdhunojë një grua të cilën e kishte punësuar si pastruese në shtëpinë e tij. Sipas mediave vendase bëhet fjalë për shqiptarin Përparim Haxhiraj.
Sipas po të njëjtave burime, ai ka sulmuar fillimisht pastruesen i ka grisur rrobat, e ka rrahur dhe ka tentuar ta përdhunonte. Raportohet se gruaja e ka kundërshtuar dhe ka arritur të shpëtojë, duke u mbyllur në një nga dhomat e banesës dhe më pas ka telefonuar policinë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e shqiptarit. Ai është shoqëruar për veprime të mëtjeshme proceduriale ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat “tentativë përdhunimi” dhe “plagosje e thjeshtë”.