November 28, 2024
Aktualitet Denonco Lajmi i fundit Më të lexuarat

Lidhje me grupin e Troplinëve në Durrës, SPAK sekuestron telefonin Neritan Nallbatit

Verifikimi i bisedave në aplikacionin “Sky”, ka sjellë sekuestrimin e një aparati telefonik të një prej eksponentëve të lartë në Policinë e Shtetit, që shërben pranë Drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organziuar. Burime nga SPAK bëjnë me doje se bëhet fjalë për drejtorin e policisë kriminale Neritan Nallbati, i cili dyshohet se ka pasur biseda dhe lidhje me bandën e Troplinëve në Durrës.

“Ora News” ka mësuar se SPAK, po ndjek një rast të hetimit të një grupi kriminal në Durrës, që ka si specialitet trafikun e lëndeve narkotike nga vendet e Amerikës Latine në Shqipëri dhe më pas në BE.

Deliallisi, Nallbati dhe Jaupi, 3 “kokat” e Policisë së Shtetit në SPAK

Lidhja e këtij grupi kriminal me zyrtarin e lartë të Policisë së Shtetit, ka dalë në bisedat e kryera në aplikacionin “Sky”.

Për të kryer hetime më të thelluara dhe sqaruar plotësisht lidhjen e zyrtarit të Policisë së Shtetit me drejtuesit e grupit kriminal, me urdhër të SPAK oficerë të BKH-së kanë sekuestruar aparatin e telefonit të përdorur nga zyrtari i policisë.

Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati kapet në përgjime nga DEA me grupin e “Frakullës”

Ende nuk dihet rreth detajeve të këtij hetimi, por baza e kësaj çështje janë bisedat e zhvilluara në “SKY” prej disa nga personat e botës së krimit në qytetin e Durrësit.

Aktualisht në SPAK, falë bisedave në aplikacionin “SKY” janë rregjistruar dosje penale ndaj Plaurent Dervishaj dhe anëtarëve të grupit të tij, anëtarëve të grupit të Xhevdet Troplinit alias “Poja”, anëtarëve të grupit të Aleksandër Lahos alias “Rrumit” dhe grupit të Avdylajve në Shijak.

“Shitja” e gradave në polici/ Publikohet lista me emra e Neritan Nallbatit për gradën “Drejtues i Parë”, skema korruptive