Një tjetër drejtor i Bashkisë së Tiranës ka dalë zbuluar për sa i pëket pasurisë së tij marramëndëse. Drejtori që ka pasurinë më të madhe në bashkinë e Tiranës është Arli Naska, ish -drejtuesi për disa vjet i zyrës së Taksave. Me vlerën e tregut pasuria e Naska kap shifrën 1 milion euro, ndërsa me ato që janë deklaruar arrijnë në vlerën 500 mijë euro.
Emisioni Kronos në MCN Tv ka zbuluar se Naska ka blerë një apartament në vitin 2022 me vlerë 180 mijë euro në afërsi të shkollës Petronini Luarasi me sipërfaqe 64 metra katrorë. Një tjetër apartament është blerë nga bashkëshortja e tij në zonën e ish-Bllokut në rrugën Sami Frashëri me sipërfaqe 166 metra katrorë në vitin 2021, në vitin 2020 bashkëshortja ka blerë një apartament në Korçë me sipërfaqe 122 metra, në vitin 2018 Arli Naska ka blerë një apartament në Radhime me sipërfaqe 57 metra katrorë dhe një garazh 22 metra.
Çështja e pasurimit duke përfituar nga posti publik, nuk është një fenomen që ka lindur në Bashkinë e Tiranës dhe as është shpikur nga ata. Klasa politike shqiptare ka qënë gjithnjë e korruptuar dhe tashmë është detyrë e drejtësisë së re për të kërkuar të drejtën e shqiptarëve. Këtë e pranoi dhe kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me grupin parlamentar dhe kabinetin ditën e martë.