November 29, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit Sport

Nesër nis turi i 81-të çiklistik të Shqipërisë, Policia publikon masat: Shmangni këto rrugë

Ditën e nesërme do të nis turi i 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik.

 

Për këtë arsye, Policia e Shtetit ka bërë publike masat e ndërmarra me qëllim sigurimin dhe mbarëvajtjen e këtij turi, teksa iu kërkon shoferëve që të shmangin këto akse gjatë kohës që do të zhvillohet gara.

 

“Duke qenë se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, për rrjedhoje edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën për garantimin e sigurisë së pjesëmarrësve në këto gara.

 

Aktiviteti çiklistik starton me etapën e parë, në orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë.

 

Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan.

 

Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

 

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara.

 

Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier.

 

Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës, që në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative”, thuhet në njoftim.