Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas 12 raundeve të zhvilluara ndaj Tyson Furyt në Arabinë Saudite.
Në një nga ndeshjet e boksit që cilësohej nga mediat si “takimi i shekullit” ukrainasi arriti të triumfojë me vendim të ndarë të gjyqtarëve.
Ndonëse përmasat e dy boksierëve kishin diferenca të mëdha, Usyk arriti të marrë kontrollin e qendrës së ringut që në raundin e parë, me britanikun që nuk e kishte menduar një gjë të tillë dhe që vijojnë vallëzonte.
Raundet e para ishin të barazpeshuara me të dy boksierët që studionin njëri-tjetrin dhe lëshonin herë pas herë ndonjë grusht për pikë.
Në raundin e shtatë të boksierët shkëmbyen disa grushte të fuqishme, ku Usyk i dha Furyt një të majtë të fortë.
Situata mori një kthesë tjetër dhe Usyk ishte shumë afër fitores në raundin e nëntë pas një breshërie goditjesh, por mund të themi se gongu e shpëtoi boksierin britanik pa rënë në tapet.
Në fund pas 12 raundeve të zhvilluara, Usyk mori fitoren e merituar pasi gjyqtarët me vendim të ndarë vendosën për triumfin e ukrainasit me këto rezultate: 115-112, 113-114, 114-113.