November 28, 2024
Kosova Lajmi i fundit Politikë

Rama për Kurtin: Kur prezantoi kandidatët e VV-së në Shqipëri, hëngri spageti me mua

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në një intevristë për mediat e Kosovës, ka komentuar mardhënien e tij me homologun Albin Kurti. Rama është shprehur se ditën kur kryeministri Albin Kurti prezantoi kandidatët e VV-së në Shqipëri dhe ‘shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë’.  Rama e cilëson Kurtin si një opozitar profesionist ndërsa shprehet se ky i fundit “nuk përmbushet nga epshi vet rrevolucionar”.

“Albini është opozitar profesionist. Pres ditën kur Albini do dalë të protestojë kundër qeverisë së vet. I vetmi që mund ta rrëzojë Albin Kurti, është vetëm Albin Kurti. Ai nuk përmbushet nga epshi vet rrevolucionar dhe shkon në Maqedoni, vjen në Shqipëri. Unë s’e imagjinoj dot jo të shkoj të bëj degë në Kosovë, por s’e imagjinoj dot të futem të them atje se cka bën Qeveria për popullin e Kosovës dhe cka nuk bën.

Ditën që Albini ka ardhë me i prezantu kandidatët, ka ngrënë spageti me mua. Dhe do të hajë prapë kur të vijë të prezantoje kandidatët. Mu më thonë shpesh shqiptarët si mund ta trajtosh kështu vëllain e vogël. Vëllai i vogël bën edhe kështu dhe s’ke cka i bën”, tha Rama.