September 11, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Rrahën e grabitën 3 të moshuar në Greqi, pranga shqiptarit dhe maqedonasit

Një kriminel i njohur nga Maqedonia e Veriut dhe një shqiptar janë vënë në pranga nga policia greke nën akuzën e grabitjes me dhunë.

 

Grabitësi nga Shkupi, i cili kishte marrë me leje nga burgjet e Chanias por nuk ishte kthyer më në qeli, dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar, morën me qira një makinë në Athinë dhe më pas udhëtuan drejt fshatit Dorizë të Arkadisë, ku kryen dhe grabitjen e 3 të moshuarve.

 

Dy autorët hynë në shtëpinë ku jetojnë të moshuarit, dy gra dhe një burrë, të cilët i lidhën dhe i rrahën për të marrë pasurinë e tyre. Ata u larguan duke marrë me vete 19.000 euro dhe stoli me vlerë rreth 10.000 euro.

 

Të dy autorët që janë me precedentë të mëparshëm penal në grabitje u arrestuan disa orë më vonë pas denoncimit të bërë nga një prej të moshuarit e dhunuar.