November 28, 2024
Bota Lajmi i fundit

Ukrainës i vrasin pilotin hero, Kievi: 10 mijë rusë janë eliminuar gjatë javës së fundit

“Ushtria ruse humbi 10,000 ushtarë gjatë javës së fundit të luftimeve në Ukrainë, si dhe katër avionë luftarakë dhe një helikopter”.

 

Janë këto të dhënat më të fundit të publikuara nga komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, Oleksandr Pavlyuk, në Telegram.

 

Humbjet në anën ruse, shpjegoi Pavlyuk, i referohen javës nga 12 deri më 19 maj, një periudhë në të cilën u shkatërruan edhe 122 tanke, 255 automjete të blinduara luftarake, 215 sisteme artilerie, 10 raketa lundrimi dhe 245 dronë taktikë.

 

Ndërkohë, mësohet se piloti hero Denys Vasyliuk, nënkolonel dhe zëvendëskomandant i parë i një skuadroni të Brigadës Ajrore Taktike 831, vdiq gjatë kryerjes së një misioni.

 

Këtë e ka bërë të ditur shërbimi i shtypit i brigadës me një postim në Facebook, ku saktëson se ai ishte një profesionist i vërtetë në fushën e tij, një kalorës i plotë i Urdhrit të Guximit, i cili ka kryer dhjetëra fluturime që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.