December 5, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Ishte arratisur nga burgu në Greqi, arrestohet pas 13 vitesh shqiptari i shpallur në kërkim, pjesë e një organizate kriminale

Një 45-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Greqi. Mediat greke raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije ishte shpallur në kërkim pasi ishte arratisur në 2011-ën nga burgu i Malandrinos në Greqi. Arrestimi i tij u bë i mundur pas një kontrolli të policisë ku iu gjetën disa dokumente të ndryshme identifikimi, por pas gjurmëve të gishtave u zbulua se ishte një i arratisur nga burgu.

Mediat e huaja shkruajnë se 45-vjeçari kishte dy dënime në pritje me 14 vite burg dhe tre urdhër-arreste për anëtarësim në një organizatë kriminale me bashkëkombës të tij, të cilët kryenin grabitje, vjedhje të rënda në zona të ndryshme të Atikës dhe në një rast tentativë vrasje në kontekstin e një grabitjeje. Shqiptari është arrestuar dhe pritet të dërgohet në Prokurorinë kompetente.