December 7, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

Kallëzimi i Metës për Autoritetin e Dosjeve, Filip Talo dëshmon në prokurori

Filip Talo ka dhënë shpjegime, ditën e sotme, në Prokurorinë e Tiranës për llogari të kallëzimit të bërë nga Ilir Meta kundër Autoritetit të Dosjeve.

Për kallëzimin e bërë nga Meta, prokuroria vendosi më herët mosfillim të procedimit penal, por çështja u rikthye për hetim nga gjykata. Mes detyrave të lëna nga gjykata, ishte pyetja e Talos.

Burime pranë prokurorisë bënë me dije se Talo ka pretenduar se nuk do të shqetësohet me këtë çështje.

Më është shqetësuar familja. Jam shtetas amerikan. Për rastin konkret, kam dhënë shpjegime edhe para autoritetit, edhe në Ambasadë“, është shprehur Talo.

Kallëzimi i Metës u bë në shtator 2022 për shkelje të ligjit të dosjeve të sigurimit të shtetit dhe nxjerrje sekreti shtetëror.