Një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar në Tiranë, pasi akuzohen se kanë kërcënuar një grua.
Konkretisht, bëhet me dije se A.,A., 24 vjeç dhe shoku i tij D. A., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë kanë kanosur një 44-vjeçare, ndërsa dyshohet se ngjarja është regjistruar për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë së Tiranës:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. A., 24 vjeç, si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin D. A., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ditën e djeshme, rreth orës 12:30, në rrugën “Hoxha Tahsim”, shtetasi A. A., dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen G. T., 44 vjeçe, ndërsa shtetasi A. A., ka kanosur dhe ka goditur me sende të forta shtetasin K. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.