December 5, 2024
Lajmi i fundit Politikë

Meta nga Sllovenia: Berisha është ndaluar pasi ka denoncuar ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe korrupsionin e qeverisë

Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, ka qenë këtë të hënë në Ljubljanë, Slloveni, në një organizim nga Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit, aty ku shpjegoi 5 prioritetet e partisë që drejton, ndërsa foli edhe për çështjen Berisha.

Meta theksoi se Sali Berisha është ndaluar vetëm se ka denoncuar korrupsionin e qeverisë dhe sipas tij, ka kundërshtuar ndryshimin e kufijve të Kosovës.

“Ajo që ka ndodhur me Berishën është një çmenduri. Kemi të bëjmë me një proces politik dhe ndalimi i tij është tërësisht politik, pa asnjë provë, por mbështetur vetëm mbi propagandë.

Ai është ndaluar sepse ka denoncuar çdo ditë energjikisht korrupsionin e qeverisë dhe ka kundërshtuar energjikisht ndryshimin e kufijve të Kosovës, një projekt që është mbështetur nga Edi Rama”, tha Meta nga Sllovenia.