December 6, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

Të shkrihen universitetet? Hoxha: 42 institucione janë shumë për nevojat e vendit

Pas një muaji në shkollat e larta publike do të mbahen zgjedhjet për drejtuesit e rinj.

Në Universitetin më të madh të vendit, atë të Tiranës, rektori aktual Artan Hoxha është kandidati i vetëm për mandatin e dytë në krye të këtij institucioni.

Në prag të nisjes së fushatës zgjedhore rektori Hoxha ka përforcuar qëndrimin e hershëm për shkrirjen e universiteteve dhe krijimin e institucioneve më të mëdha të arsimit të lartë.

Edhe pse i kujdesshëm në emërtimin e universiteteve që duhet të preken nga shkrirja, Artan Hoxha nuk e fsheh preferencën e tij për rikthimin e universitetit të Mjekësisë nën kupolën e Universitetit të Tiranës.

Edhe Universiteti më i madh i vendit nuk i ka shpëtuar tkurrjes së numrit të studentëve për shkak të emigracionit të të rinjve dhe uljes së lindjeve.

Sot në Universitetin e Tiranës janë afro 20 mijë studentë, nga 45 mijë që ishin para 10 viteve. Rektori Hoxha thotë se sfidë e universiteteve është ruajtja e numrit të të rinjve, por dhe e cilësisë së tyre.

Këto komente kreu i Univeristetit të Tiranës, njëherësh kandidat për katër vitet e ardhshme, i bëri gjatë akordimit të gradave akademike për 60 “profesorët”  dhe “profesorët e asociuar” më të rinj të univeristetit.