Një tërmet i fortë ka goditur jugun e Italisë pak minuta më parë. Mësohet se tërmeti ka qënë me magnitudë 4.4 ballë dhe epiqendra ka qënë në qytetin e Napolit, në Campi Flegrei në një thellësi prej 10 kilometrash.
Deri më tani nuk raportohet për dëme, ndërsa qytetarët janë shprehur se pas tërmetit 4.4 ballë kanë ndjerë edhe një tjetër tërmet, ku i dyti ka qenë edhe më i fortë.