Personat që shihni në foton e mësipërme janë dy efektivët Henerigert Mitri e Klodian Shahini të cilët u përjashtuan nga strukturat e Policisë pasi rezultojnë se kanë bashkëpunuar me grupe kriminale.
Burime bëjnë me dije se dy efektivët kanë bashkëpunuar me anëtarët e grupeve kriminale në lezhë dhe Fushë Krujë për të drejtuar dhe organizuar kultivimin e lëndëve narkotike dhe të lojrave të fatit. Gjithashtu mësohet se dy zyrtarët e policisë kanë bashkëpunuar me vëllain dhe kushëririn e deputetit Eduard Ndreca, Armando dhe Elvis Ndreca, duke i favorizuar në kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit.
Veprimtaria e tyre është zbuluar nga zbardhja e komunikeve në Sky ECC, nga operacioni i SPAK në kuadër të së cilit u lëshuan 50 urdhër arreste. Ndaj dy efektivëve Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.