December 5, 2024
Bota Lajmi i fundit

Vdekja e presidentit iranian Ebrahim Raisi/ Kush janë zyrtarët që humbën jetën në aksident? Dalin pamjet e rrënojave të helikopterit të rrëzuar

Mediat shtetërore në Iran kanë konfirmuar vdekjen e presidentit të vendit, Ebrahim Raishi dhe ministrit të Jashtëm të vendit, Hossein Amirabdollahian. Sipas raportimeve janë gjetur rrënojat e helikopterit në të cilin ndodheshin viktimat, që u rrëzua pasditen e së dielës në kushte shumë të këqija atmosferike.

“Ajatollah ra dëshmor”, shkruan agjencia e lajmeve Tasnim në një postim.

Lajmi është transmetuar edhe nga agjencia iraniane e lajmeve Mehr, duke thënë se të gjithë ata që ishin në bordin e helikopterit “u bënë dëshmorë”. Përveç presidentit të Iranit dhe ministrit të jashtëm të vendit, në bordin e helikopterit ndodheshin edhe shtatë persona të tjerë, të cilët gjithashtu supozohen të vdekur.

Ata janë Guvernatori i Provincës së Azerbajxhanit Lindor, Malek Rahmati, Imami i Namazit të së Premtes në Tabriz, Mohammad Ali Alehashem, si dhe një pilot, bashkë-pilot, shef i ekuipazhit, shefi i sigurisë dhe një truprojë tjetër.

Presidenti i Republikës Islamike, Ibrahim Raisi u zgjodh në vitin 2021 dhe ishte 63 vjeç, dhe Ministri i Jashtëm Hossein Amirabdolahian mori detyrën gjithashtu në 2021 dhe ishte 60 vjeç.  Helikopteri Bell 212 që transportonte Raisi dhe 8 të tjerë u gjet i dëmtuar dhe i djegur.

Pamjet me dron të rrënojave u morën nga Gjysmëhëna e Kuqe dhe u transmetuan në mediat shtetërore iraniane. Agjencia e lajmeve FARS tregoi vendin e rrëzimit në një kodër të pjerrët, të pyllëzuar, ku ka mbetur nga helikopter një bishti blu-bardhë. Qeveria iraniane mbajti dje një takim urgjent nën presidentin e parë Mohammad Muhbar. Sipas protokollit aktual, Muhbar, 69 vjeç, do të marrë detyrën si president i Republikës Islamike.