Bledar Rako, 48-vjeçari nga fshati Golem i Kavajës, i cili u vendos sot në pranga pas denoncimit të së bijës se ka kryer me të marrëdhënie seksuale, ka mohuar pretendimet e 15-vjeçares, lidhur me ngjarjen.
Nga burime mësohet se 15-vjeçarja fillimisht i ka treguar ngjarjen psikologes së shkollës, duke rrëfyer se i ati ka kryer marrëdhënie seksuale me të, brenda shtëpisë së tyre, dhe se përdhunimi ka nisur prej moshës 10-vjeçare.
Adoleshentja ka treguar se abuzimi seksual ndodhte kur nëna e saj, si edhe 3 motrat e vëllezërit nuk ishin në shtëpi.
Psikologia dhe drejtuesit e shkollës kanë njoftuar policinë që kanë vendosur në pranga babain e saj. Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Në lidhje me ngjarjen është pyetur nga uniformat blu edhe nëna e adoleshentes. Pasi i janë komunikuar akuzat që e bija ka ngritur ndaj babait të saj, ajo ka thënë se nuk di asgjë dhe se nuk ka dyshuar ndonjëherë te bashkëshorti.
Sakaq, vajza e mitur iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe pritet ekspertiza nga mjeku ligjor për të përcaktuar nëse është abuzuar apo jo seksualisht.