Tragjedia e Himarës. Si sot 12 vite më par ndodhi një ndër aksidentet më të rënda automobilistike, ne vendin tonë. Pasditen e 21 majit 2012, rreth orës 16:30, një autobus i mbushur me studentë nga Universiteti i Elbasanit, të degës Gjuhë-Letërsi, ra në një humnerë.
Nga ky aksident humbën jetën 11 studentë nga 13 viktima, dhe u plagosen 22 të tjerë. Studentët ishin rreth të 20-ve.
Mes viktimave ishte edhe shoferi i autobusit 55-vjeçar, Pëllumb Çela. Autobusi ra në humnerën e Qafë-Vishës afër Himarës. Humnera ishte 80 metra nën tokë shkaku zyrtar i aksidentit ishte shpejtësia e tejkaluar.
Autobusi kishte 45 studentë, të gjithë studentë nga Universiteti Aleksandër Xhuvani i Elbasanit, të cilët ishin dalë në një ekspeditë. Qeveria e Shqipërisë në nder te 13 viktimave te kësaj tragjedie shpalli 22 Majin ditë zie Kombëtare.