Molotovi ishte kryefjala e protestës së tetë të zhvilluar para Bashkisë së Tiranës. Ndryshe nga herët e tjera, protesta u çel me hedhjen e molotovëve si shenjë revolte për lejimin e celebrimit simbolik të dy grave në tarracën e bashkisë.
Pas këtyre incidenteve, tubimi vijoi i qetë, por ndërprerja e energjisë elektrike për pak minuta u cilësua si provokim nga opozitarët të cilët akuzuan Veliaj se tentoi që të sabotonte protestën.
Belind Këlliçi u tha protestuesve se SPAK ka nisur hetim pasuror ndaj Veliajt.
Këtë herë munguan përpjekjen për të hequr gardhin rrethues dhe në kapërcim të një tubim, qytetarët u shpërndan paqësisht dhe njoftuan se të martën e ardhshme do të zhvillohet protesta e radhës kundër kryebashkiakut Veliaj.