Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë ku një banesë është përfshirë nga flaket dhe si pasojë një grua ka humbur jetën dhe një burrë është gjetur pa ndjenja. Bëhet me dije se ata ishin motër e vëlla. Një burrë pa ndjenja dhe trupi i një gruaje u gjetën gjatë një operacioni për shuarjen e zjarrit në një apartament në katin e dytë në rrugën Akademias në qendër të Athinës.
Njësia e zjarrfikësve është lajmëruar rreth orës 02:30 të mëngjesit të së martës dhe në vendngjarje kanë mbërritur 15 zjarrfikës me katër automjete dhe një ambulancë speciale ajrore. Gjatë shuarjes së zjarrit, zjarrfikësit gjetën pa ndjenja fillimisht një burrë dhe pak më pas trupin e një gruaje. Siç raportohet bëhet fjalë për të moshuar që jetonin në kushte të mjerueshme, pasi në banesë u gjetën edhe rrënoja.