November 29, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Eksperti i kriminalistikës, Karamuço: Personat në kërkim, 24 orë para operacionit ndodheshin në Shqipëri

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha mbrëmjen e sotme se flitet për dekonspirim të operacionit policor, pasi nuk është e mundur që një numër i madh i personave që kërkoheshin nuk gjenden edhe pse 24 ore më parë kanë rezultuar në Shqipëri.

I ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, Karamuço u shpreh se grupet kriminale kanë qenë të informuar duke përfshirë këtu edhe politikanë apo dhe pjesëtarë të grupeve kriminale.

“Edhe shifrat vet flasin për dekonspirim se nuk mund të ndodhte që një numër aq i madh personash të mos ishin këtu kur 24 orë përpara ishin në Shqipëri. Kanë qenë të informuar futur këtu dhe politikan futur këtu edhe pjesëtar të grupeve kriminale”, u shpreh Karamuço.