September 11, 2024
Aktualitet Denonco Kronikë Lajmi i fundit Më të lexuarat

EMRAT/ Ortakët e krimit dhe tradhëtarët e amerikanëve – Si Kupola e Policisë së Shtetit dekonspiron operacionet e SPAK!

Kupola që punon kundër SPAK dhe kundër ambasadës amerikane: Muhamet Rrumbullaku, Edmond Rizaj, Neritan Nallbati. Ambasada Amerikane në Tiranë i ka kërkuar llogari ministrit Taulant Balla se pse këta drejtues policie qendrojnë ende në detyrë kur janë të faktuar me prova që janë bashkëpunëtorë të krimit dhe jo të Altin Dumanit dhe të SPAK.

Operacioni i fundit i SPAK është dekonspiruar në tërësi. Kjo vërtetohet nga fakti se Henerigert Mitri, i cili mbante postin e shefit të sektorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, më datë 17 maj, të premten që nisi operacioni për arrestimet, nuk është paraqitur në punë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku për të SPAK kishte lëshuar një urdhër arrest.

Po ashtu edhe Klodian Shahini e cili punonte në sallën operative të Policisë së Dibrës nuk është paraqitur në punë më datë 17 maj, në ditën që po zhvillohej operacioni për arrestimet. Një detaj tjetër që vërteton dekonspirimin është edhe gjetja e 3 Milion eurove në restorantin e Troplinëve. Sa duket mesazhi “ik se po vijnë” ka mberritur në minutat e fundit, duke mos lënë shumë kohë që paratë, orat e shtrenjta dhe bizhuteritë të fshiheshin.

Në megaoperacionin e SPAK për arrestimet e personave të shpallur në kërkim, si rrallëherë nuk kanë marrë pjesë Forcat Operacionale.
Por kush janë drejtuesit e lartë të policisë që kanë përgjegjësi të drejtëpërdrejtë për dekonspirimin:
Drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku, i cili ka marrë informacionin nga SPAK dhe ka organizuar punën për të vënë në shërbim RENEA dhe FNSH, struktura që vihen në lëvizje vetëm me firmën e tij dhe të zv. Drejtorit të Pergjithshëm Sokol Bizhga.
Neritan Nallbati i cili aktualisht është Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale. Nallbati është pjesë e operacionit dhe i takonte të menaxhonte strukturat që do angazhoheshin në këtë operacion. SPAK ka sekuestruar telefonin e Nallbatit për të zbuluar lidhjet e tij me krimin e organizuar.

Ndërsa personi i drejpërdrejtë që duhet të kryemte ekzekutimet e masave te arrestim është Drejtuesi i Drejtorise së Hetimit të Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, Edmond Rizaj.
Edmond Rizaj kishte marrë ekzekutimet e masave rreth dy ditë përpara se të kryhej Operacioni me urdhër të SPAK.

Të tre Drejtuesit e Policisë së Shtetit do duhej të menaxhonin dhe koordinonin të gjithë Operacionin. Dështimi spektakolar për të arrestuar disa nga personat me rrezikshmëri të lartë, vesh me përgjegjësi kupolën e policisë, fijet e së cilës janë ngatërruar keq me krimin e organizuar. Një përgjegjësi që në rastin më të mirë, duhet ta mbajë për paaftësi në ruajtjen e sekretit hetimor si dhe për menaxhim të keq të veprimeve policore.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme lëshoi 50 urdhër arreste, nga të cilat 14 u ekzekutuan në Shqipëri, dhe 6 të tjera në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë.

Një pjesë e mirë e personave ndaj të cilëve u lëshuan urdhër arrestet, ndodhen prej kohësh jashtë vendit.

Në përgjimet e kësaj dosje, oficerët e policisë përveç kultivimit të drogës, shisnin informacione te Krimi i Organizuar për kundërshtarët e tyre, futeshin në sistemin TIMS duke ndjekur gjithë lëvizjet e personave.

Një fakt shumë domethënës është koha kur SPAK ka kërkuar nga autoritetet franceze, përgjimet e Sky CC për disa eksponentë të Krimit të Organizuar, e cila mban datën 30 qershor 2023. Kujtojmë se në periudhen qershor-korrik-gusht të vitit 2023, me urgjencë u emëruan dhe iu dhanë gradat më të larta, në Drejtorinë e Policisë, në Departamentin e Informacionit dhe Teknologjisë dhe Krimit Kibernetik, persona që nuk kishin asnjë lidhje me Policinë e Shtetit. E gjithë skema e emërimeve u përdor për marrjen e të dhënave në sistemin TIMS., në datën 2 gusht 2023.

Duket se SPAK ende nuk po e kap “dashin nga brirët”, për të patur më në fund rezultate të cilat do shenjonin kthesën e shumëpritur për drejtësinë në Shqipëri. Pastrimi i Kupolës së policisë është më emergjent seç duket.
Në operacionin e fundit, sipas dosjes hetimore duket qartë edhe përfshirja e politikaneve me eksponentë të krimit.

Në listën e personave që janë në kërkim rezulton dhe ish deputeti socialist Arben Ndoka, i dyshuar si kreu i njërit prej grupeve si dhe i afërmi i një tjetër deputeti të shumicës, Eduard Ndreca. Rrjeta e SPAK duket se do të shkojë në nivele edhe më të larta të politikës. Përgjimet e SKY CC për politikanët e nivelit të lartë, do të tregojnë si përfshihen ata në korrupsion dhe në abuzimin me tenderat publikë, duke përfituar në kurriz të shqiptarëve miliona euro.