Arrestohet në Kavajë një 48-vjeçar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur. Mësohet se Bledar Rako katër vitet e fundit ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 15-vjeçare në mënyrë të përsëritur.
Rako është arrestuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Njoftimi i Policisë:
Kavajë/Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit. Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Pas zbulimit të ngjarjes së rëndë të regjistruar në Kavajë është zbardhur edhe dëshmia e 15-vjeçares. Vjaza e mitur ka denoncuar babain e saj duke kallëzuar se ai kishte abuzuar seksualisht me të. Në dëshminë e saj e mitura është shprehur se gjithaçka kishte nisur 4 vite më parë kur ajo ishte vetem 10 vjeç. Ngjarja u zbulua pasi vajza 15 vjeçe në fillim ka folur me psikologen e shkollës duke denoncuar të atin për marrëdhënie seksuale.
E mitura është marrë në pyetje nga psikologet dhe ka rrëfyer se abuzimi qe ka nisur ne moshën 10-vjeçare brenda në shtëpinë e tyre kur nëna e saj, si edhe 3 motrat e vëllezërit nuk ishin në shtëpi. Psikologia dhe drejtuesit e shkollës kanë lajmëruar policinë, e cila ka prangosur të atin.
Vajza 15 vjeçare po i nënshtrohet ekzaminimeve ndërsa ajo sqaroi mes të tjerash se abuzimi vijoi për 4 vite, gjatë kohës kur në shtëpi nuk kishte njeri.
Nëna e saj gjithashtu është pyetur në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe është shprehur se nuk di asgjë dhe nuk ka dyshuar ndonjëherë te bashkëshorti. Babai i 15-vjeçares, Bledar Rako nuk ka pranuar në polici asgjë.
“Absolutisht jo, nuk e kam prekur vajzën asnjëherë,” tha ai para oficerëve të policisë. Pritet ekspertiza nga mjeku ligjor për pretendimet.