October 30, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

I bien gurët sipër duket punuar me skrep, humb jetën i riu në Vlorë

Një 24 vjeçar në Selenicë të Vlorës ka humbur jetën aksidentalisht pasditen e së martës teksa ishte duke punuar në një gurore.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Brataj, kur 24 vjeçari Jurgen Vesha punëtor në gurore, u dëmtua rëndë nga gurët, gjatë punimeve me skrep dhe për pasojë humbi jetën

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.