October 9, 2024
Kosova Lajmi i fundit

Këngë e valle nacionaliste, terroristët e Banjskës vazhdojnë të jenë të lirë në Serbi

Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare, Serbia vazhdon që të mundësojë lirinë e terroristëve që morën pjesë në sulmin e armatosur kundër policisë së Kosovës në Banjskë.

Media “The Geopost”, përmes një materiali ekskluziv ka zbuluar se shumë prej tyre po vijojnë të jetojnë lirshëm në Beograd, madje duke kënduar dhe kërcyer me këngë nacionaliste.

Kjo media ka identifikuar disa prej tyre të mbledhur në hotelin Mejdan të kryeqytetit serb. “Ndër terroristët që mund të shihen në video janë Rados Gvoziç, Danijel Lazareviç, Marko Jevtiç, ish-polici Aleksandër Filipoviç, Nemanja Stankoviç dhe të tjerë”, shkruan The Geopost.

Kjo media shkruan gjithashtu që Milan Radoiçiç, organizatori i sulmit gjendet i lirë në Beograd. Terroristët serbë përdorën një metodë ruse për sulmin në Banjskë dhe veshën uniforma ushtarake, pa uniforma.