October 9, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

Për 15 vite, kreut të KLP i ndalohet të punojë në drejtësi

Për 15 vitet në vijim, kreu aktual i KLP, Alfred Balla, nuk mund të ushtrojë funksionin e prokurorit, gjyqtarit, anëtarit të KLP, të KLGJ, apo të Inspektorit të lartë të Drejtësisë.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të pranojë ankimin e bërë nga Komisioneri Publik kundër vendimit të KPK ndaj Ballës, që në vitin 2023 vendosi të ndërpresë pa një vendim përfundimtar procesin e vetingut ndaj Ballës. Sipas Komisionerit Publik, vetingu ndaj Ballës duhej ndërprerë, por ai nuk duhet të ketë të drejtën të ushtrojë funksionet e prokurorit, gjyqtarit apo anëtarit të KLP e KLGJ në 15 vitet në vijim.