Trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo ka aplikuar për të marrë pasaportën shqiptare.
Braziliani ndodhet aktualisht në Lushnje dhe pas shpalljes së dekretit në dhjetorin e kaluar nga presidenti i Republikës si dhe nga Kryeministri Edi Rama, sot është dita zyrtare kur Silvinjo ka kryer të gjitha veprimet ligjore për t’u bërë qytetari më i ri i Lushnjës.
Jo vetëm ai, por dhe dy ndihmësit e tij Zabaleta dhe Dorival do të bëhen dy qytetarët më të rinj të Lushnjës. Në këtë mënyrë për herë të parë, Shqipëria do të luajë në Europian me një trajner dhe staf drejtues shqiptarësh.