October 9, 2024
Bota Lajmi i fundit

Turbulencat e forta, një i vdekur dhe 30 të plagosur në avionin e Singapore Airlines

Një pasagjer ka humbur jetën dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një fluturim i Singapore Airlines nga Londra në Singapor, u fut në një zonë me turbulenca të forta.

Boeing 777-300ER që ishte nisur për në Singapor, u detyrua që të ulej në Bangkok në orën 15:45, me orën lokale.

Në bordin e mjetit fluturues ndodheshin 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit, sipas asaj që njoftoi linja ajrore në një njoftim.

“Singapore Airlines i dërgon ngushëllime familjarëve të të ndjerit,” thuhet më tej në deklaratë.

Në Aeroportin Suvarnabhumi ku u bë ulja, u organizua një mobilizim emergjent me ambulanca dhe automjete policie për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve.