Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Debat nga Alba Alishani” në A2 CNN foli në lidhje me votën e emigrantëve për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Sipas Celibashit, fakti që numri i atyre shqiptarëve me të drejtë vote që banojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë është sinjifikativ dhe gjithsecila prej palëve do të kishte interes t’i tërhiqte ata.
Ai vijoi më tej duke thënë se, tërheqja së pari fillon me krijimin e mundësive për të votuar dhe të paktën komunikimi publik që palët politike bëjnë do duhet të tregojnë që kanë interes për ta mundësuar votimin nga jashtë.
“Fakti që numri i atyre shqiptarëve me të drejtë vote që banojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë është sinjifikativ dhe gjithsecila prej palëve do të kishte interes t’i tërhiqte ata.
Dhe tërheqja së pari fillon me krijimin e mundësive për të votuar dhe të paktën komunikimi publik që palët politike bëjnë do duhet të tregojnë që kanë interes për ta mundësuar votimin nga jashtë dhe tashmë është koha që nuk mund të vazhdohet më me retorikë dhe duhet të ndërmarrin veprime konkrete.
Ai që do të ngelet pas në këtë aksion, mund të konsiderohet si një disavantazh politik dhe elektoral.”, u shpreh ndër të tjera Celibashi në “Debat nga Alba Alishani” në A2 CNN.