December 3, 2024
Lajmi i fundit Politikë

Argita Malltezi në krye të partisë?! Belind Këlliçi: Asnjë surprizë, por PD-ja s’ka luksin të trashëgojë pushtetin

Ish-kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht një nga emrat e lakuar si kandidat potencial për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ishte i ftuar në Ditarin e mesditës nga Denisa Pasholli në A2 CNN, ku ndër të tjera ka komentuar deklaratën e dy ditëve më parë të Argita Malltezit, e cila në Debat në A2 CNN u shpreh se është e gatshme për çdo pozicion në Partinë Demokratike.

Belind Këlliçi u shpreh se si çdo anëtarë i PD edhe, Argita Malltezi ka të drejtën për të garuar për çdo pozicion, por theksoi se PD nuk e ka luksin për trashëgim të pushtetit dhe këtu kujton Lulzim Bashën.

“Ka folur me fjalët e saj dhe me gojën e saj që nuk e ka këtë projekt, por si çdo anëtar i Partisë Demokratike, do të ishte e hapur të garonte në çdo moment përballë çdokujt me platformën e saj për çdo pozicion. Krejt korrekte, krejt normale, asnjë surprizë në deklaratën e saj. Përkundrazi, ka thënë se është kundër trashëgimisë dhe askujt nuk i takon të trashëgojë pozicionin e dikujt tjetër, jo në PD, por në asnjë forcë tjetër

E bëmë njëherë një gabim, me dikë që u vendos aty në formën e një trashëgimtari dhe ju fal drejtimi i Partisë Demokratike. Nuk e ka më luksin Partia Demokratike të trashëgojë askush pozicionin e drejtuesit të mëparshëm. Secili do të duhet ta fitojë me garë bazuar në platformë dhe Argita nuk përbën përjashtim nga të tjerët”, tha Këlliçi.