October 9, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

Dumani bën deklaratën e fortë: Bankat të përfshira në skemën e pastrimit të parave!

Kryeprokurori Altin Dumani, në raportimin e tij te Komisioni i Ligjeve, ka deklaruar se bankat dhe bizneset shqiptare po përdoren si ndërmjetës nga organizatat kriminale ndërkombëtare për pastrimin e parave në vendin tonë.

Dumani tregoi më tej se, mënyra kryesore për pastrimin e parave mbetet investimi në prona të luajtshme dhe të paluajtshme në Tiranë dhe në zonat turistike si Durrësi, Vlora dhe Lezha.

“Duhet konsideruar si shqetësim veprimtaria e grupeve kriminale, që investojnë nëpërmjet call-center, duke mashtruar qytetarët e Bashkimit Evropian në platformat online, me dëme miliona euro.

Nga analiza na rezulton se tregjet kriminale në Shqipëri paraqesin një siutatë shqetësuese me grupe aktive si: Tirana, Durrësi, Vlora, Shodra, Elbasani, Kurbini dhe Fushë-Kruja.

Investimet në prona të luajtshme dhe të paluajtshme mbetet mënyra kryesore për pastrimin e parave në Shqipëri, veçanërisht në apartamente, ndërtesa dhe njësi shërbimi në Tiranë dhe zona turistike kryesisht në Vlorë, Durrës dhe Lezhë.

Gjithashtu një numër i konsiderueshëm parash dyshohet se depozitohen në llogari bankare në emra shoqërish tregtare ose të afërm të të dyshuarve. Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri përfshin përdorimin e bankave dhe bizneseve shqiptare si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare, si mafia italian.

Një rast një biznes shqiptar bashkëpunoi për ti dhënë akses përfaqësues të mafies ndërkombëtare të integronte të ardhurat kriminale në sektorin bankar për shtresëzimin e transfertave që pastaj do të transferoheshin po me ndihmën e biznesit vendas jashtë vendit.

Bashkëpunimi shumë i mirë me bankat e nivelit të dytë, bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte.”, tha ndër të tjera në raportimin e tij kryeprokurori Dumani.